Pse kërkon falje Dajaku?

Futboll

Pse kërkon falje Dajaku?

Nga: K.Goca Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 10:56
Dajaku

Sporti është sport dhe shumë herë sjellë rezultate të pakëndshme për ndonjë ekip. Drenica nga Skenderaj e ka pasur një nismë të dobët në pjesën e dytë të kampionatit, duke pësuar humbje me rezultat 4:0 në ‘Riza Lushta’ nga Trepça ’89. Futbollisti me përvojë Taulant Dajaku, apo siç njihet si shtylla e KF Drenicës, e ka parë të arsyeshme të kërkojë falje për këtë humbje. “E ndjej të nevojshme t’i kërkojmë falje kujdo që ndihet keq po kaq sa ne për një humbje si kjo kundër 89-shit. Jo për ti ul vlerat e fitores kundërshtarit përkundrazi (shumë urime dhe suksese në vazhdim), por për t’iu thënë se ai rezultat s’paraqet aspak lojën tonë reale edhe asgjë nga çka skuadra jonë mund të jap e të bëj në një ndeshje, ishte thjesht një shkërmoqje* e momentit një orë* e keqe, sado që dhemb shumë, por janë gjëra që ne këtë sport ndodhin. Ajo për çka unë jam i sigurt është se ky ekip sot ka kaluar një vikend makthi* sikundër që jam shumë i sigurt se s’ bashku me ata djem me të cilët ndajmë bashkë punën edhe pasioni për lojën dhe klubin, do dijmë të reflektojmë dhe të bëjmë me të mirën tonë në mënyrë që mërzitjen e shkaktuar tek të gjithë ne, tifoz e lojtar, ta kthejmë në energji për sukseset që do korrim në këtë stinor që sapo ka filluar. Futbolli ka ditë të mira dhe lavdi kur fiton, siç ka dhe mërzitje e vështirësi (si kjo qe po ndjejmë ne të gjithë tani), futbolli është si jeta me ditë të mira e të vështira ,prandaj e duam të gjithë.
Kërkojmë ndjese nga tifozët që festojnë kur fitojmë dhe mërziten po kaq sa ne kur humbim, ne fitojmë e humbim bashkë sepse jemi një familje e madhe që di se si te kaloj një moment të keq si ky!!!”, shkruan Dajaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat