Kurrë nuk u zmbraps

Futboll

Kurrë nuk u zmbraps

Nga: Skënder Selmani Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 16:00
Xhafer Zeqiri

Debate

Xhafer Zeqiri, ish-gjyqtar i mirënjohur, ky burrë dhe personalitet që nga dita e parë u kyq në pavarësimin e futbollit të Kosovës. Edhe pse ishte shumë i përndjekur qysh herët nga milicia vrastare serbe, Xhaferin fare nuk e zmbrapsi dëshira që edhe ky të jap kontributin e tij që të jetë pjesë e pavarësimit, sepse herët dëshira e tij ka qenë që futbolli i Kosovës të jetë vetvetja, sepse siç deklaronte çdo herë kemi potencialin dhe kapacitetin dhe kemi një rini shumë të shëndosh që posedojnë talentin dhe kualitetin që të tregojmë veten dhe të jemi të barabartë me të gjithë në Europë. Nga fillimi te Xhaferi u vërejt që asgjë mos të kursen nga vetja për realizimin e qëllimit tonë, pavarësimin e futbollit tonë.

Jeta nuk do të vlente siç deklaronte nëse ne do të dështojmë në këtë qëllim, prandaj nga dita e parë ky bënte shumë lëvizje në mbarë Kosovën për të organizuar sa më mirë të gjithë, për të motivuar kolegët, të cilët të gjithë u betuan se asgjë nuk do t’i ndalin, edhe u vërtetua se edhe automatikët edhe auto blindat edhe vërsuljet e tyre, si bisha e nga qindra e qindra milicë me burgosje me rrahje nuk do të na ndalin nga synimet për realizimin e qëllimit. Xhaferi ishte shumë i përndjekur i rrahun i maltretuar i burgosur, por asgjë nuk mundësi ta ndalon që obligimin që e ka pas ditën që ka qenë ta referon atë lojë, Xhaferi aty ka qenë edhe atë i pari në fushë dhe në përfundim të ndeshjes fushën e ka lëshuar i fundit, sepse s’ka dashtë që asnjë futbollist apo publik zyrtarë të klubeve të pësojnë, donte të ishte i sigurt, se loja përfundoi me sukses dhe i fundit e lëshonte fushën.

Xhafa posedonte një autoritet shumë të madh të ekipet futbollistike në ndarjen e drejtësisë, për këtë fitoi besimin që shumë derbi t’i referonte, ku të gjithë i përfundonte me sukses. Për kontributin e tij për sinqeritetin e tij Xhafa e fitoi besimin që për dy mandate të jetë nënkryetar i referëve të futbollit të Kosovës. Brengos fakti si ky trim së bashku me të gjithë kolegët e tij që nga dita e parë që u kyqën në pavarësimin e futbollit të Kosovës, nuk u pa e arsyeshme nga bordi i sotëm i Federatës së Futbollit të Kosovës të dekorohen, është një turp. Duke iu falënderuar edhe këtyre trimave referëve futbollit të Kosovës, sot futbolli është vetvetja dhe anëtarë më të drejtat e plota në UEFA dhe FIFA.

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat