Dy shqiptarë në 11-shin e javës në Zvicër

Futboll

Dy shqiptarë në 11-shin e javës në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 16:20
Taulant Xhaka

Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku janë në 11-shin më të mirë të javës së 22-të të elitës së futbollit zviceran. Xhaka me Baselin e  mposhti me rezultat 3:1 Luzern-in, kurse Sadiku me Luganon si mysafirë e mundën me 1:0 St. Gallen-in. Sadiku shënoi eurogol në fitore dhe që bëri bujë. Xhaka e Sadiku, reprezentues të Shqipërisë, janë në formën më të mirë. Sipas portalit ‘Blick’, në 11-shin më të mirë janë: Anton Mitryushkin (Sion), Stefan Glarner (Thun), Fulvio Sulmoni (Lugano), Pa Modou (Sion), Sandro Lauper (Thun), Dejan Janjatoviç (Vaduz), Alexander Fransson (Basel), Taulant Xhaka (Basel), Roger Assale (Young  Boys), Armando Sadiku (Lugano) dhe Munas Dabbur (Grashoppers).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat