Shkëndija para sprovës tjetër me Vardarin

Futboll

Shkëndija para sprovës tjetër me Vardarin

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 16:59
Pamje nga stërvitja

Kampionati për disa ditë do të lihet në plan të dytë, pasi Shkëndija nga Tetova në mesjavë (të mërkurën, me 1 mars) ka detyrime në Kupë e Maqedonisë në futboll. Pas ndeshjes së javës së 20-të në LPFM e luajtur të dielën, futbollistët në mëngjes të ndarë në dy grupe kanë vazhduar aktivitetet duke kthyer gjithë vëmendjen kah ajo që pason në Kupën e Maqedonisë. Futbollistët që ishin titullar të dielën kishin seancë rekuperuese, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit në teren. Të mërkurën në orën 14.00 në Shkup luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës, kur Shkëndija do të jetë mysafirë e Vardarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat