Montella: Një ndeshje shumë e tensionuar

Futboll

Montella: Një ndeshje shumë e tensionuar

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 17:58
Vincenzo Montella

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, shpreson të arrijnë në tre-katër vendet e para në Serie A në futboll. Ai e ka pranuar se “disa nga vendimet e gjyqtarit kanë shkuar në favorin tonë”. “Ka pasur shumë episode në këtë ndeshje, disa prej tyre janë dhënë në favorin tonë, por ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar, më shumë se ç’ duhej dhe çdo vendim është shoqëruar me protesta. Mendoj se duhet t’i japim më shumë frymëmarrje gjyqtareve dhe t’i lejojmë të bëjnë gabime. Nëse do të zbatohej rregullorja me përpikëri, atëherë duhet thënë se në rastin e penalltisë së Bacca-s ka qenë dy lojtarë të Sassuolo-s në zonën e rreptësisë para se ai të godiste”, tha Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat