Juventusi pretendon finalen

Futboll

Juventusi pretendon finalen

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 18:03
Allegri

Juventusi është përgatitur për fitore ndaj Napolit, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Kjo supersfidë do të zhvillohet nesër në orën 20.45 dhe pritet në Torino të jetë super atmosferë. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë me Napolin. “Roma është shndërruar në një skuadër serioze dhe shumë të fortë. Ne jemi në krye por duhet të fitojmë edhe shumë takime të tjera për të mbrojtur titullin. Tani radhën e ka Kupa e Italisë dhe duhet të mendojmë për këtë kompeticion. Duam të shkojmë në finale për të tretin vit radhazi. Do të kemi përballë, Napolin që pas humbjes ndaj Atalantës do të kërkojë të reagojë me çdo kusht. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ajo që duhet të bëjmë është të mos pësojmë gol”, tha Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat