Livoreka: Te Gjilani vuanin nga loja jonë!

Futboll

Livoreka: Te Gjilani vuanin nga loja jonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 19:32
Livoreka

Përparim Livorekës gjithmonë do t’i mbetet në kujtesë derbi i madh vendorë, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Dy skuadra nga i njëjti qytet, si gjithmonë rivaliteti mes tyre është i madh, atmosfera në tribuna e nxehtë deri në pikën e fundit, qyteti si shumë herë ndahet në dysh kur ndeshen Gjilani-Drita, ndërsa futbollistët si gjithmonë kaplohen nga emocionet. Livoreka, sulmues i Dritës, është krenar që shënoi golin e barazimit (1:1) në minutën 90+6 dhe ua prishi festën Gjilanit. Futbollisti nga Kaçaniku për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se si do që të jetë një pikë është e ëmbël. Si e vlerësoni që morët një pikë në derbi? “Jo edhe e mirë, por sido që të jetë ishin sekondat e fundit dhe kjo pikë është e ëmbël sidomos ndaj rivalit të përbetuar dhe në derbi”, tha Livoreka. Drita është në vend të 10-të me 15 pikë pas 18 jave në Vala Superligën e Kosovës.  Në minutën e 90+6 barazuat, sa ishte vështirë, kishit besim se do të futej topi në rrjetë? “Po, të them të drejtën e ndjeja që do të shënoja në derbi, por jo në  minutën e fundit, por kur nuk dorëzohesh, atëherë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat