FIFA beson që Rusia do të zgjidh problemet teknike për Botërorin 2018

Futboll

FIFA beson që Rusia do të zgjidh problemet teknike për Botërorin 2018

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 20:07
Pas 10 vjet punimesh, stadiumi i ri kishte testin e parë në fillim të shkurtit.

FIFA ka shprehur sot besimin në kapacitetet e Rusisë për zgjidhjen e problemeve teknike lidhur me vonesat në përurimin e stadiumit të Saint-Petersbourg, ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Konfederatave 2017 dhe të Botërorit 2018.

“Ka një plan të qartë, një planifikim teknik të punimeve që priten të bëhen efektive në dy javët e ardhshme”, deklaroi Colin Smith, drejtor i kompeticionit të FIFA-s.

“Ne kemi besim se masat që do të merren do të zgjidhin shume shpejt situatën”, theksoi ai pas një vizite teknike të FIFA-s në Saint-Petersbourg.

Pas 10 vjet punimesh, stadiumi i ri kishte testin e parë në fillim të shkurtit, duke pritur 10.000 persona në tribunat me kapacitet prej 68.000 vendesh.

Veç ndeshjeve të Botërorit 2018, stadiumi “Saint-Petersbourg Arena” do të presë shumë ndeshje të Kupës së Konfederatave 2017, përfshirë dhe finalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat