Iniesta: Jemi me Enriquen

Futboll

Iniesta: Jemi me Enriquen

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 21:32
Andres Iniesta e Luis Enrique

Andres Iniesta ka deklaruar për mediat spanjolle se e mbështet Luis Enriquen si trajner të Barcelonës.

Është folur shumë për një shkarkim të mundshëm të Enriques në fund të sezonin nga Barcelona, pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së me rezultat 4-0.

Megjithatë, i këtij mendimi nuk është edhe kapiteni i skuadrës, Iniesta, i cili ka thënë se skuadra është me trajnerit dhe dëshirojnë që ai të vazhdoj të jetë trajner i tyre edhe pas fundit të sezonit.

“Ne jemi me trajnerin. Unë nuk e di nëse ai do të vazhdojë, por shpresoj se ai ka dëshirë për të vazhduar me këtë skuadër për të vazhduar fitimin e titujve siç ka deri më tani”, ka thënë Iniesta për mediat spanjolle.

Mesfushori spanjoll ka folur edhe për sfidën e fituar ndaj Atletico Madridit në Vincento Calderon, ku shprehet i lumtur me fitoren, pasi sipas tij ishte shumë e rëndësishme.

“Ndeshja me Atleticon ishte një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë”.

“Atletico na kufizoi mundësitë për të fituar. Për ne ishte e rëndësishme të fitojmë”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat