Legjenda këshillon Interin: Nënshkruani me Verrattin

Futboll

Legjenda këshillon Interin: Nënshkruani me Verrattin

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 22:21
Marco Verratti

Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti këshillon drejtuesit e klubit, Suning Group, se nëse kanë të holla atëherë të nënshkruajnë me Marco Verrattin.

Mesfushori i Paris Saint-Germain është parë si një nga talentet më të mëdhenj në Evropë, dhe ka qenë i lidhur me Nerazzurrët së bashku me Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Megjithatë, ish-mesfushori i Interit, Berti, i ka këshilluar drejtuesit kinezë që të nënshkruajnë me mesfushorin italian.

“Kjo varet nëse ekipi kualifikohet për në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Berti duke folur për Gazzamercato.

“Është herët shumë, kjo do t’iu marrë kohë dhe tifozët do ta kuptojnë”.

“Për të mos mbetur si sot, ata do të duhet të marrin tre nënshkrime të rëndësishme dhe unë mendoj se ata janë duke punuar për sezonin e ardhshëm”.

“Kush do duhet të nënshkruajë? Verratti në vend të [Geoffrey Kondogbia], për të cilin unë nuk jam ende i çmendur. Nëse Suning kanë të holla, të nënshkruajnë me Verrattit”, përfundoi ish-mesfushori i Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat