Vazhdojnë problemet për Gotzen

Futboll

Vazhdojnë problemet për Gotzen

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 23:10
Mario Gotze

Mario Gotze është dashur të largohet nga stërvitja me skuadrën.

Sikur mos të mjaftonte forma e dobët që po kalon Mario Gotze këtë sezon, ai tani po përballet edhe me lëndime, që do ta lënë për një periudhë jashtë fushave.

Në një njoftim të Borussia Dortmundit thuhet se lojtari ka probleme muskulore dhe nuk është në gjendje të stërvitet me skuadrën.

“Kampioni i botës po vuan nga probleme të shumta muskulore muajt e fundit, që kanë çuar në ekzaminime më të detajuara për të mësuar se ku qëndron problemi”.

“Mjekët kanë konstatuar se Mario ka një çrregullim në metabolizëm dhe ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gotze këtë sezon është kthyer në Dortmund pas një aventure të pa suksesshme me Bayern Munichun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat