Juventusi me tre mungesa të rëndësishme ndaj Napolit

Futboll

Juventusi me tre mungesa të rëndësishme ndaj Napolit

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 00:21
Juventusi

Juventusi ka zbuluar listën e skuadrës së ndeshjen e nesërme në Kupë ndaj Napolit, por aty mungojnë Claudio Marchisio, Stefano Sturaro dhe Medhi Benatia.

‘Zonja e Vjetër’ e pret nesër në ‘Juventus Stadium’ Napolin në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Italisë.

Bianconeret dëshirojnë të fitojnë këtë garë për të tretën herë radhazi.

Megjithatë, do t’i duhet të bëj pa tre futbollistë pasi që vuajnë nga lëndimet.

I pari është Marchisio, i cili është lënduar ndaj Empolit, ndërsa do të mungoj edhe Sturaro për shkak të një lëndimi të muskujve të barkut.

Mungesa tjerët për Allegrit është mbrojtësi maroken, Benatia, i cili gjithashtu do vuan nga gastroenterit.

Skuadra e Juventusit ndaj Napolit: Buffon, Chiellini, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Higuain, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Pjaca, Dybala, Asamoah, Dani Alves, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Rincon, Audero, Mandragora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat