Mario Gotze mund të pensionohet

Futboll

Mario Gotze mund të pensionohet

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 08:31
Mario Gotze

Kështu së paku shkruajnë mediat gjermane, të cilat bazohet në një sëmundje të fundit që u zbulua te reprezentuesi i Gjermanisë.

Mjekët e klubit të Borussia Dortmundit kanë zbuluar se mesfushori 24-vjeçar ka çrregullime në metabolizëm.

Gotze pasi u rikthye nga Bayern Munichu ka pasur probleme të mëdha me lëndimet.

“Ne jemi të kënaqur që më në fund kemi zbuluar pse Mario është lënduar shpesh. Jam i bindur se mjekët tanë do të bëjnë më të mirën që të rikthehet sa më shpejtë në skuadër”, ka thënë një zyrtar i kubit gjerman për Bild.

Ndryshe, Gotze këtë sezon për Dortmundin ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat