Kroati i njohur që u gjet i vdekur në garazh, ja sa ndeshje ka luajtur kundër Prishtinës

Futboll

Kroati i njohur që u gjet i vdekur në garazh, ja sa ndeshje ka luajtur kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 12:32
Cvetkoviç

Nëse shikojmë historinë e futbollit pa dyshim se është shumë interesante dhe kujton një periudhë atraktive sidomos të gjeneratës së artë të Prishtinës, duke u nisur nga Neshet Zhaveli, Shefqet Sinani, Agim Cana, Edmond Rugova, Ramadan Cimili, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Sahit Kelmendi, Xhevdet Muriqi, Kujtim Shala, Isa Sadriu, Arbnor Morina, Mensur Nexhipi, Zoran Batroviqi, Faruk Domi, Faton Domi (i ndjeri), Favzi Rama (i ndjeri),  Rafet Prekazi, Jusuf Tortoshi, Rifat Mehinoviç, Ramiz Krasniqi, Shukri Paçarada  etj. Të hënën me 27 shkurt, dje në mëngjes u gjet i vdekur ish futbollisti i mirënjohur i skuadrës së famshme kroate, Dinamos nga Zagrebi, Zvezdan Cvetkoviç (57 vjeç). Në fakt, Zvezdan Cvetkoviç ka pasur shumë paraqitje kundër Prishtinës sa ishte pjesë e ish-Ligës së Parë Federative të ish shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia. Zvezdan Cvetkoviq është paraqitur pesë herë kundër Prishtinës, asnjë herë nuk ka shënuar, por vetëm një herë e ka shijuar fitoren ndaj Prishtinës së artë të viteve të 80-ta, raporton gazeta kombëtare "Bota sot".

Në vitin 1983, me 31 gusht, në javën e 4-të (31 mijë shikues), Prishtina në konak të saj e mundi Dinamon me rezultat 3:2, kurse Cvetkoviç u paraqit standard. Me 11 mars të vitit 1984 (10 mijë shikues), në Zagreb Dinamo e mposhti Prishtinën me rezultat 3:1, në takimin e javës së 21-të. Cvetkoviq luajti titullar. Me 2 shtator të vitit 1984 (30 mijë veta), Prishtina si vendas e mposhti me 2:0 Dinamon, ndeshje e javës së tretë, Cvetkoviç standard.  Me 23 nëntor të vitit 1986, në javën e 14-të (15 mijë shikues), Prishtina luajti baras në Zagreb 1:1 (Cvetkoviç standard), kurse me 24 maj të vitit 1987 Prishtina si vendas ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Dinamos (Cvetkoviç titullar), në kuadër të javës së 31-të (30 mijë shikues). Prishtina me Dinamon janë takuar dhjetë herë në elitën federative, por Cvetkoviç u paraqit pesë herë përballë skuadrës nga kryeqytetit i Kosovës. Në bazë të pesë paraqitjeve Cvetkoviç  një herë fitoi ndaj Prishtinës, një herë barazoi dhe pësoi tri humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat