Kosova mbush bateritë ndaj Polonisë

Futboll

Kosova mbush bateritë ndaj Polonisë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 12:55
Nga përgatitjet e Kosovës

Në paraditen e sotme futbollistet e kombëtares së  Kosovës mbajtën seancën e dytë stërvitore në kompleksin sportiv të hotel “Gold City”. Atmosfera në kombëtare është mjaft e mirë dhe punohej me mjaft  zell e përkushtim dhe profesionalizëm. Kjo seancë stërvitore do t’i shërbejë ekipit të femrave  për t’u përgatitur për sprovën e parë që do të zhvillohet nesër kundër Polonisë në orën 15.30 sipas kohës lokale.  Pas stërvitjeve morëm disa opinione për qëllimin e kësaj stërvitje si dhe për pritjet e tyre për ndeshjen nesërme. Afërditë Fazlija, përzgjedhëse e kombëtares së Kosovës, shprehet se gjithçka po shkon në rregull: “Stërvitjet e sotme ka të bëjë me përgatitjet e ekipit me ushtrime për situatat në lojë. Intensiteti ishte  më  mesatar sepse kemi lojtare që ende nuk janë në nivelin e duhur të përgatitjes fizike. I bëmë disa elemente apo situata të lojës që kryesisht bëhen një ditë para lojës. Mirëpo stërvitja e sotme shërbeu edhe për të parë sa më mirë lojtaret që për herë të parë janë bashkuar me ekipin. Kryesisht qëllimi i kësaj stërvitje është ushtrimi i situatave në lojë dhe përgatitja për ndeshjen e nesërme”. Ndeshja me Poloninë zhvillohet në kuadër të turneut “Alanya Cup), ku marrin pjesë edhe Turqia dhe Rumania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat