Sot në orën 14:30 dy inspektorët e UEFA-s, Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther në shoqëri të drejtorit të Deparamentit të Sportit, Ibër Alaj si dhe zyrtarëve të FFK-së, Artan Govori, Diturie Hoxha, Rinor Havolli, Ejup Osmani dhe Bylent Smakiqi, do t’i inspektojnë punimet në renovimin e stadiumit të Qytetit në Prishtinë.
Ata do të shohin nga afër gjendjen se si po shkojnë punimet dhe do të japin edhe qëndrimet e tyre sigurisht në ditët në vazhdim.