Do të mbetet në Chelsea?

Futboll

Do të mbetet në Chelsea?

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:22
Antonio Conte

Antonio Conte është “hiti” i këtij sezoni në Premier League. Atij i janë dashur vetëm pak javë që të sistemohet në Londër dhe ta drejtojë skuadrën e tij, Chelsea, në rrugën e duhur. “Blutë e Londrës” kryesojnë në tabelën e klasifikimit në Premier League me 63 pikë pas 23 javësh. Skuadra e teknikut italian duket sikur nuk do të ndalet kurrë dhe është shumë pranë titullit kampion. Kjo është arsyeja pse hierarkia londineze nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Conte, por do të rinovojë me të.Sipas britanikes “Daily Express”, bisedimet për kontratën e re kanë nisur që tani. Ish-trajneri i kombëtares italiane dhe Juventusit është përfolur se mund të rikthehet në Serie A tek Inter, por kjo alternativë për të nuk është aspak tërheqëse, sepse pritet të rinovojë deri në vitin 2021 me Chelsea-n. Conte është njeriu i duhur për yje si Eden Hazard dhe Diego Costa, të cilët ndihen më mirë se kurrë nën drejtimin e 47-vjeçarit. Me siguri, në Torino duhet të jenë penduar, që e lanë të ikte aq lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat