“Çmendi” Serbinë duke bërë shqiponjën, De Biasi ka një mesazh për atletin shqiptar

Futboll

“Çmendi” Serbinë duke bërë shqiponjën, De Biasi ka një mesazh për atletin shqiptar

Më: 6 mars 2017 Në ora: 11:40
Izmir Smajlaj dhe Gianni De Biasi

Triumfi i Izmir Smajlajt, të shtunën në Beograd është komentuar dhe nga trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Gianni De Biasi i ka dërguar një mesazh urimi atletit shkodran, kampion Evrope, për triumfin fantastik të arritur prej tij.

“Izmir të përshëndes. Jam shumë i lumtur për suksesin tënd të jashtëzakonshëm, të arritur në Beograd. Përqafime. FORCA SHQIPËRIA!”, ka shkruar De Biassi në mesazhin e tij atletin shkodran.

Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtar me kërcimin e tij 8.08 m.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat