Dani Alves: Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampioneve

Futboll

Dani Alves: Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampioneve

Më: 13 mars 2017 Në ora: 09:22
Dani Alves

Skuadra e Juventusit po kalon një moment të mirë ku ndodhet në vendin e parë në kampionat, 11 pikë larg vendit të dytë(me nje ndeshje më pak të Romës), ndërsa është dhe pranë kualifikimit për më tej në Ligën e Kampioneve.

Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, Dani Alves, mendon se këtë vit skuadra e tij mund të fitojë trofeun më të rëndësishëm europian.

“Jemi në formë të mirë, fizike dhe psikologjike. Tani po hyjmë në pjesën më të rëndësishme të sezonit. Lojtarët e shkëlqyer punojnë gjatë gjithë vitit për të qenë të gatshëm për momente të tilla… që t’i fitojnë garat. Së bashku, mund të kemi një përfundim të shkëlqyer të sezonit. Kam ardhur te një klub që dëshiron të fitojë gjithçka dhe kjo më motivon, më bën mua dhe bashkëlojtarët e mi të vetëdijshëm se mund ta shkruajmë historinë. Unë sikur të gjithë juventinët ëndërrojmë dhe jam i bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve nëse jemi të qetë dhe nuk shfaqim frikë duke bërë gabime”, ka deklaruar Alves për JTV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat