Prishtina, gati për Besën

Futboll

Prishtina, gati për Besën

Më: 13 mars 2017 Në ora: 19:50
Pamje nga një ndeshje

Futbollistët e Prishtinës kanë qenë mjaft të pakënaqur me gjykimin e gjyqtarit, Kreshnik Vula në dy ndeshjet e pranverës, duke insistuar në dy penallti në Mankendën (me Ferizajn dhe Trepçën ’89) si dhe në përgjithësi në ndeshjen derbi me Trepçën ’89. Por, FC Prishtina beson, ashtu siç beson para çdo ndeshje tjetër, se edhe në ndeshjen çerekfinale të Kupës me Besën, gjyqtari Vula do të jetë korrekt dhe do të ndaj drejtësinë drejt. Ndërsa, do të jetë i asistuar nga ndihmësit, Besnik Morina e Artan Latifi dhe gjyqtari i katërt, Fatmir Tahiri, thuhet në faqen e FC Prishtina. Besa dhe Prishtina takohen në ndeshje eliminuese çerekfinale të Kupës, të mërkurën më 15 mars nga ora 13.00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat