Seferi: Do të luaj për Shqipërinë

Futboll

Seferi: Do të luaj për Shqipërinë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:31
Taulant Seferi

Futbollisti i talentuar nga Kumanova, anëtar i skuadrës zvicerane, Young Boys, Taulant Seferi edhe njëherë ka vërtetuar atë që kishte deklaruar më parë se do të luaj për U-21 të Shqipërisë. Në një deklaratë për “Lajm” ai edhe njëherë konfirmon se do të luaj për ngjyrat kuqezi. “Unë kam vendosur që të luaj për Shqipërinë dhe jo për Maqedoninë. Para katër ditësh kam marrë dy ftesa nga Shpresat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë, por kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Unë falënderoj federatën e futbollit të Maqedonisë për kujdesin, por së bashku me familjen time kemi marrë vendimin përfundimtar që të luaj për Shqipërinë”, ka thënë Seferi, talenti shqiptar i Young Boys të Zvicrës. Seferi ka zgjidhur të gjitha dilemat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat