Rumenigge: Barcelona pas nesh, ç’t’i bëjmë Real Madridit!

Futboll

Rumenigge: Barcelona pas nesh, ç’t’i bëjmë Real Madridit!

Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:20
Karl-Heinz Rummenigge

Bayern Munich shpreson të rrëzojë Real Madridin.

Në numrin e vet të kësaj jave, revista “Sport Bild” e quan mrekulli, nëse bavarezët e “Allianz Arena” bëhen klubi më i mirë në botë. Përgjigjia merret nga brenda të njëjtit entitet bavarez, në një intervistë me drejtorin e tij, Karl-Heinz Rummenigge.

“Në renditjen e UEFA-s, Bayern Munich ndodhet në vendin e dytë, pas Real Madridit, por ende përpara Barcelonës. Ky është vendi i Bayern Munich në botën e futbollit. Ne kemi vendosur standard në elitën e futbollit kontinental”, tha Rummenigge, duke sqaruar dallimin që ende i ndan ata nga njëri prej rivalëve të tyre evropianë. Unë mendoj se, si markë, Real Madridi është ende mbi ne”.

Historia e kohëve të fundit të ekipit bavarez është, sipas Rummenigge, mjaft tërheqëse për të rekrutuar lojtarë cilësorë “Ne kemi luajtur tri nga shtatë finalet e fundit të Champions-it, kemi arritur në gjysmëfinale në pesë sezonet e fundit. Përveç kësaj, jemi të shëndetshëm financiarisht.”

Njeriu që u shpall dy herë kampion Evrope me Bayern Munich, Rummenigge, vlerësoi gjithashtu zëvendësuesin e mundshëm të Xabi Alonso “Dëshira jonë ishte që Renato Sanches të ndjekë hapat e tij, kështu që e blemë verën e kaluar. Ai ka cilësi, por duhet durim me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat