Milani verifikon fondet e kinezëve, afrohet ndërrimi i pronësisë

Futboll

Milani verifikon fondet e kinezëve, afrohet ndërrimi i pronësisë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:54
Berlusconi dhe Galliani

Avokati i Presidentit të Milanit, Silvio Berlusconit, thuhet se ka verifikuar origjinën e 200 milionë eurove të paguar deri tani për marrjen e klubit Rossoner.

Konsorciumi kinez, Sino-Europe Sports është në procesin e blerjes së kuqezinjve nga Fininvest, kompani nën pronësi të Berlusconit.

Një depozitë e treta prej 100 milionë eurove  pritet të mbërrijë sot, dhe La Repubblica raporton se pronësia aktuale ka qenë në punë e vështirë për të verifikuar origjinën e fondeve.

Një blerje e përpjekur më parë nga Bee Taechaubol, dështo dhe tani Fininvest po marrin këtë kohë për verifikim.

Gazeta njofton se avokati i Berlusconit, Niccolo Ghedini, kishte verifikuar origjinën e 200 milionëve të paguar deri më tani, për të siguruar se çdo gjë është mbi bordit.

Kështu, shit-blerja e Milanit pritet të përfundoj shumë shpejt dhe tifozët pritet të qetësohen nga zërat e shumë rreth ndërrimit të pronësisë së klubit të tyre të zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat