Sukaj: Do të jem vendimtar për Partizanin

Futboll

Sukaj: Do të jem vendimtar për Partizanin

Më: 16 mars 2017 Në ora: 22:35
Sukaj

Ky është goli i fundit i shënuar nga shënuar nga Xhevahir Sukaj me fanellën e Partizanit, pikërisht në humbjen 1-2 me Teutën sezonin e kaluar, kur tifozët e kuq përjetuan emocionet e fundit të një titulli të munguar dhe që nuk shijohet që nga viti 1993. 10 muaj më vonë, “Xhevahiri” i Partizanit pret të debutojë për sezonin 2016-2017 me të kuqtë, të cilëve iu bashkua gjatë merkatos së dimrit. Është i bindur për aktivizimin qoftë për disa minuta të shkodranit edhe Sulejman Starova, që ia ka konfirmuar vetë sulmuesit synimin e tij në bisedat paraprake mes tyre.

Sinjali për momentin e Sukajt u dha me grumbullimin e tij në përballjen me Flamurtarin. Qëndrimi në stol ndaj vlonjatëve, por edhe ndjekja e shumë takimeve të mëparshme nga tribuna, janë përjetuar me një emocion të vecantë nga 29-vjecari.

Kalendari i kësaj fundjave, ku vecohet përplasja direkte Skënderbeu – Kukësi, favorizon Partizanin që luan ndaj skuadrës së fundtabelës, Korabit, por për Sukajn nuk ka vend për nënvlerësim. Vendimi i presidencës për ta grumbulluar ekipin, tregon se sa seriozisht e ka marrë Partizani ekipin e Gerd Haxhiut.

Në fund, Sukaj nuk harron një premtim për tifozërinë e kuqe. Të gjithë presin një shifër të lartë golash në takimet e mbetura, por shkodrani sheh përtej arritjeve personale.

Sa u përket përgatitijeve, Krasniqi, Batha dhe Torrasa kanë vijuar stërvitjen të vecaur, por nëse për mbrojtësin dhe mesfushorin është menduar që këtë javë të mos jenë pjesë e 18-shes, për argjentinasin  stafi teknik do të vendosë në përfundimin të seancës së të premtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat