Roma eliminohet nga Europa League

Futboll

Roma eliminohet nga Europa League

Më: 16 mars 2017 Në ora: 23:29
Roma-Lyon

Roma ka fituar 2:1 në Olimpico ndaj Lyon, por ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për ta siguruar biletën për çerekfinale, pas humbjes 4:2 në Francë.

Roma ka bërë paraqitje tejet të mirë në “Olimpico” ndaj Lyonit, duke triumfuar 2:1.

Por, ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për ta siguruar biletën për çerekfinale, pas humbjes 4:2 në Francë, duke u eliminuar kështu nga Europa League.

Golat për Romën i shënuan Kevin Strootman dhe autogol nga Lucas Tousart, derisa për mysafirët shënoi Mouctar Diakhaby. Kujtojmë se Romës iu mohua një penallti në pjesën e parë.

Kështu, ekipi italian eliminohet nga Europa League duke u mposhtur 5:4 me rezultat të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat