Toure flet për Guardiolan dhe qëndrimin te City

Futboll

Toure flet për Guardiolan dhe qëndrimin te City

Më: 17 mars 2017 Në ora: 11:38
Yaya Toure dhe Pep Guardiola

Yaya Toure ka thënë se Pep Guardiola është arsyeja e vetme që ai i është rikthyer formës.

Pas kësaj ai definitivisht ka thënë se dëshiron që të qëndrojë edhe më tej në Etihad Stadium edhe pas këtij sezoni.

“Definitivisht e dua këtë klub”.

“Dita kur do të përfundojë gjithçka është kur ta di unë. E di veten dhe trupin tim dhe më pas do të them: “Po, kam mbaruar”.

“Për të qenë i sinqertë menaxheri ka qenë ai që ka nxjerr më të mirën nga unë”, ka thënë Toure.

Ai ka thënë se një sezonë më parë ka qenë në mbipeshë, prandaj kanë ardhur problemet, përfshirë edhe ato familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat