“Jam i lumtur si trajner i Chelsea dhe dëshiroj të qëndroj këtu për shumë vite”, ka qenë deklarata e trajnerit italian i te Chelsea, Antonio Conte, në prag të ndeshjes së sotme kundër Stoke Cityt. Një deklaratë me të cilën Antonio Conte kërkon të shuajë debatet dhe fjalët se ai mund të rikthehet në Serie A vitin tjetër. Veçanërisht për Conte është interesuar skuadra e Interit, por trajneri italian ka deklaruar se për momentin është interesuar në fitimin e Premier League. “Për mua dhe skuadrën është e rëndësishme që të jemi të përqendruar tek e tashmja, që të ruajmë këtë ritëm deri në fund dhe të fitojmë titullin”, ka thënë Conte.