Boateng ndëshkon Villarrealin, Las Palmas “fiton” Primeran

Futboll

Boateng ndëshkon Villarrealin, Las Palmas “fiton” Primeran

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:19
Boateng

Kevin Prince Boateng i jep tri pikë shumë të rëndësishme Las Palmasit në sfidën e shtëpisë me Villarrealin. Në stadiumin “Gran Canaria”, vendasit festuan suksesin e 8 sezonal, që i largon edhe më shumë nga zona e ftohtë. Me 13 pikë më shumë se vendi i 18-të, qëndrimi në Primera Division për skuadrën ishullorë duket mision i përmbushur. Një humbje e rëndë kjo për objektivat e Villarrealit, që komplikoi gjithcka vetë me daljen e Ruiz me karton të kuq në minutën e 19-të, kur Las Palmasi kryesonte 1-0.

Në superiortet numerik, Las Palmasi pati të tjera raste për të shënuar një fitore më të thellë, por që nuk u shfrytëzuan nga futbollistët vendas ndërsa Boateng dhe Mario Gaspar dështuan para portës për golin që të paktën do të kishte shmangur humbjen e Villarealit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat