Laçi-Flamurtari, një finale për mbijetesën

Futboll

Laçi-Flamurtari, një finale për mbijetesën

Më: 18 mars 2017 Në ora: 00:28
Flamurtari

Laci-Flamurtari është një finale e parakohëshme për mbijetesën. Të dyja skuadrat dëshirojnë triumfin në këtë 90 minutësh, pasi shohin tek njëri-tjetri rivalin për të lënë poshtë në klasifikim, duke parë shkëputjen e përkohëshme të kundërshtarëve të tjerë. Duke lënë mënjanë dënimin prej 6 pikësh të Flamurtari, skuadrat duken pak a shumë si dy binjakë, pasi ndajnë në klasifikim të njëjtin pozicion me pikë të barabarta, kanë të njëjtën ecuri në 5 javët e fundit dhe mbi të gjitha kanë ndryshuar trajnerin pas gjysmës së kampionatit. Me 22 pikë në renditje, Flamurtari qëndron përpara për efekt golavarazhi por edhe të rezultateve direkte në 2 sfidat e luatjura deri tani.

Në 5 javët e fundit si Laci ashtu dhe Flamurtari kanë grumbulluar vetëm 2 pikë falë dy barazimeve dhe 3 humbjeve, por me ndryshimin që vlonjatët kanë shënuar më shumë gola duke pësuar gjithashtu më shumë sesa bardhezinjtë. Në fundin e sezonit 2010-2011 Laci i hoqi mundësinë për të fituar titullin Flamurtarit me atë barazim shumë të përfolur 1-1. Kampionatin më pas do ta fitonte Skënderbeu që në atë kohë drejtohej nga Shpëtim Duro, trajneri aktual i kuqezinjve. Nga ajo periudhë janë të paktë lojtarët që gjenden ende tek të dyja skuadrat, Vucaj për vendasit dhe Veliu e Shehaj për miqtë. Por sot gjërat kanë ndryshuar dhe të dyja ekipet janë në një moment kritik, pasi ky 90 minutësh mund të thotë shumë për mbijetesën mes më të mirëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat