Hoxhaj e Kaja, premtojnë gol ndaj Partizanit

Futboll

Hoxhaj e Kaja, premtojnë gol ndaj Partizanit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 00:33
Hoxhaj e Kaja

I pari është njeriu që sezonin e kaluar i ka shënuar 3 gola Partizanit në kryeqytet duke u hequr 5 pikë të Kuqëve me fanellën e Bylis-it, finalizime që ndikuan drejtpërdrejtë në humbjen e titullit nga Partizani. I dyti është autori i golit të fundit të Korabit në kampionat, por edhe lojtari që i ka dhënë pikën e vetme skuadrës dibrane në fazën e tretë. Ata janë Ardit Hoxhaj dhe Ervis Kaja dhe të dy kanë një objektiv të qartë ti shënojnë Partizanit dhe pse jo të ndalin hovin e të Kuqëve në garën për titull.

Skuadra e Gerd Haxhiut duket e dorëzuar në këtë kampionat, me mbijetesën që tashmë  ngjason me një mision të pamundur. Kaja dhe Hoxhaj e pranojnë dicka të tillë por ndërkohë nuk ngurojnë të nënvizojnë se Korabi do të respektojë deri në fund kampionatin.

Kaja është një nga ata pak futbollistë që vazhdon të jetë pjesë e Korabit që nga fillimi i këtij sezoni. Mbrojtësi i bëri një përmbledhje ecurisë së skuadrës dibrane në këtë sezon, por ndërkohë ashtu si edhe Ardit Hoxhaj theksoi se Korabi i ka të mundësitë për të bërë në një farë mënyre Tërbunin e sezonit të kaluar dhe për tu marrë pikë, skuadrave pretendente në këto 11 javë të fundit të këtij kampionati, duke filluar që nga sfida me Partizanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat