Donnarumma, portier i ri i Juventusit

Futboll

Donnarumma, portier i ri i Juventusit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 10:01
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma është portier i ri i Juventusit, sipas ish anëtarit të “Bianconerëve”, Stefano Tacconi.

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma do të transferohet në Juventus, sipas ish portierit të “Bianconerëve”, Stefano Tacconi.

Donnarumma është objektiv i kampionit të Serie A si pasardhës i Gianluigi Buffon.

Kurse, Tacconi beson se palët kanë arritur marrëveshje.

“Ai është tashmë i Juventusit, nuk e di askush por është Bianconer”, deklaroi Tacconi për “Tuttosport”.

“E ka puthur fanellën e Milanit? Kujt i intereson. Sot janë zot paratë, vendosin paratë”, theksoi ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat