Laçi mposht Flamurtarin, zhbllokohet Nika

Futboll

Laçi mposht Flamurtarin, zhbllokohet Nika

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:57
Laçi

Goli i Ansi Nikës në të 78′, nxorri jo vetëm Lacin nga zona e ftohtë e renditjes duke I dhënë fitoren kurbinasve ndaj Flamurtari, por gjithashtu zhbllokoi dhe shkodranin që më në fund gjeti finalizimin e parë sezonal. Laci fitoi 1-0 ndaj vlonjatëve në shtëpi duke parakaluar në klasifikim kuqezinjtë, që tashmë e shikojnë veten më shumë se të rrezikuar për rrëzimin më poshtë. Në një sfidë shumë të rëndësishme, ku nuk mungoi dhe loja e ashpër, diferencën e bëri dëshira më e madhe e kurbinasve që u përpoqën të diktonin ritmin në një përballje të drejtëpërdrejtë për mbijetesën. Rastet më të mira gjithashtu gjatë sfidës ishin për vendasit, me Nikën që rrezikoi dy herë në pjesën e parë në të 3-tën dhe në të 27-tën, ndërsa dhe Sergio Junior në të 25-tën u ndal vetëm nga Halilaj.

Flamutari ndërkohë vuajti lojën e shpejtë të kurbinasve, dhe të vetmin rast në këtë fraksion e regjistroi me Galic në të 45-tën, por Selmani u shfaq gati. Dhe në pjesën e dytë nuk është se ndryshoi shumë, me Flamurtarin që pati disa raste sporadike si ajo e Alveshit apo dhe pretendimin për penallti të dy minutavë më parë, ndërsa Laci u tregua konkret me Nikën që shënoi me kokë pasi nuk u mbulua nga Galic. Vlonjatët madje rrezikuan të pësonin dhe golin e dytë, por Halilaj u tregua I zoti në dy raste në pritjet ndaj Sergio Junior dhe Gjonit. Reagimet e portierit të kuqezinjve mund të kishin shërbyer për dicka, nëse Dushku do të kishte shënuar në të 87-tën  por nga dy hapa gaboi golin e barazimit, duke lejuar Lacin të marrë një epërsi jo të vogël në garën për titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat