Nantes dhe Nice ndahen në paqe

Futboll

Nantes dhe Nice ndahen në paqe

Më: 18 mars 2017 Në ora: 19:54
Nantes dhe Nice

Vetëm një pikë për Nicën e Lucien Favre dhe Mario Balotellit në transfertën e Stade de la Beaujoire. Në javën e 30-të të ligës së parë franceze, Nicë humbi mundësinë për të parakaluar përkohësisht Paris Saint Germainin dhe për të marrë vendin e 2-të në renditje, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj Nantes.

Formacioni i Lucien Favre e nisi keq ndeshjen me Salën që në minutën e 22-të, i asistuar nga Iloki goditi bukur brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të miqëve Cardinale. Megjithatë Nice reagoi dhe në minutën e 28-të arriti të barazonte shifrat me Serin. Aksion spektakolar i skuadrës mike me Belhanda që pasoi bukur për mesfushorin me tipare mbrojtëse goditja e të cilit me të djathtën u ndal në trekëndësh. Mario Balotelli i cili nuk arriti të linte shenjë në këtë sfidë, qëndroi në fushë për 84 minuta, ndërkohë që Nice me këtë barazim mund të humbasë më shumë terren me dy skuadrat e kreut nëse Monaco dhe Parisi fitojnë të Dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat