Shkupi me pak fat do të fitonte në Prilep

Futboll

Shkupi me pak fat do të fitonte në Prilep

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:18
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkupit ka mundur shumë lehtë të kthehet nga Prilepi me tri pikë ndaj Pobedës, pasi që në duelin e të shtunës të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu për mrekulli kanë menaxhuar me lojë, e cila është luajtur në stadium tepër të papërshtatshëm por edhe me erën e cila nuk lejonte që lehtë të kontrollohet topi. Shqiptarët e Shkupit barazuan me rezultat 1:1, duke fituar një pikë që nuk matet as me ari.

Edhe pse në pjesën e parë ishin nikoqirët ata të cilët më shumë sulmuan, por taktika e vendosur mirë e trajnerit Nuhiu, bëri që Shkupi të arrijë e para deri të avantazhi.

Fillimisht Florian Kadriu kishte një depërtim të mrekullueshëm nga ana e majtë, por goditjen e tij e pret me sukses portieri nikoqir. Ndërsa në minutën e 31-të, Muharem Bajrami nga rivënia këndore asiston për Dimitrija Llazarevskin për ti dhënë epërsi Shkupit. Deri në fund të pjesës së parë Shkupi kishte edhe disa gjysmë raste, por me këtë rezultat u shkua në pushim.

Edhe pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm të lojës, por tani Pobeda ishte e detyruar të hedhet në sulm, ndërsa Shkupi me kundërsulme përsëri rrezikonte shpesh.

Nga një rivënie këndi, kur nuk pritej se do të jetë rrezik për Zendelin, topi nga era merr një trajektore të kundërt dhe portieri shkupjan që shpesh është dhe hero i ekipit, nuk e arriti të kontroll topin, që përfundoi në rrjet.

Deri në fund të ndeshjes Shkupi kishte dhe disa raste përmes Bunjamin Shabanit dhe Besar Isenit, ndërsa një goditje shumë precize kishte edhe Jasir Asani.

Sigurisht se Shkupi edhe pse kishte mundësi për të marrë tri pikë, është e kënaqur nga barazimi, duke mbetur edhe më tutje një pozitë më lartë se Pobeda me 22 pikë, ndërsa kjo e fundit është në pozitën e tetë me 20 pikë pas 23 jave në Kampionatin e Maqedonisë.

Kjo ishte ndeshja e katërt e Shkupit pa disfatë, ndërsa dueli i radhës do të luhet në stadiumin e Çairit në Shkup pas dy javëve, kur mysafire do të jetë ekipi i Pelisterit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat