Reprezentuesi i Kosovës i gëzohet fitores së Genclerbirligi-t

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës i gëzohet fitores së Genclerbirligi-t

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:37
Pamje nga një gëzim i Muriqit

Sulmuesi Vedat Muriqi i gëzohet fitores së skuadrës së tij, Genclerbirligi, e cila në konak të saj me rezultat minimal 1:0 e mposhti Rizespor-in, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit turk. Muriqi u paraqit titullar, bëri paraqitje të mirë në këtë fitore shumë të rëndësishme. Autor i golit ka qenë Karabulut në minutën e 52-të. Muriqi është zëvendësuar në minutën e 58-të, kurse Genclerbirligi është në vend të dhjetë me 32 pikë, ndërsa Rizespor mban pozitën e 16-të me 20 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat