Ajeti superior në Zvicër, shënon për St. Gallenin

Futboll

Ajeti superior në Zvicër, shënon për St. Gallenin

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 15:43
St. Gallen i gëzohet fitores

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, po tregon kualitetet e tija në elitën zvicerane. Sulmuesi Ajeti është më i merituari për barazimin e St. Gallen-it si mysafir me rezultat 2:2 me Thun-in, në ndeshjen e javës së 25-të. Ajeti shënoi në minutën e 29-të, për të cilin është goli i nëntë në këtë edicion. Golat për vendasit i realizuan: Schirinzi (23’), Hediger (86’) dhe për mysafirët: Ajeti (29’) e Aratore (51’). Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të dhe u zëvendësua në atë të 74-tën. St. Gallen është në vend të pestë me 31 pikë, katër më shumë se Thun në pozitën e shtatë. Shqiptarët Armando Sadiku e Ezgjan Alioski luajtën titullarë për Luganon, e cila si vendas pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Young Boys. Golat i shënuan: Sulejmani (72’) e Hoarau (74’). Alioski u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 25-të, Young Boys është në vend të dytë me 49 pikë, kurse Lugano mban vendin e gjashtë me 28 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat