Xhemaili vendimtarë për fitoren e Bologna-s

Futboll

Xhemaili vendimtarë për fitoren e Bologna-s

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 16:58
Xhemaili

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka qenë vendimtarë për fitoren e Bologna-s me rezultat 4:1 kundër Chievo-s nga Verona.  Anëtari i kombëtares së Zvicrës, Xhemaili, dëshmoi formën e tij, para ndeshjes së 25 marsit, kundër Letonisë.  Xhemaili ka qenë në formë të lartë, duke realizuar dy gola. Mysafirët të parët avancuan me golin e Castros (40’) dhe Verdi barazoi në minutën e 61-të. Në minutën e 72-të,  Xhemaili nga afërsia me kokë shënoi për rezultatin 2:1.  Në minutën e fundit, Xhemaili sërish në skenë dhe realizoi për 3:1. Di Francesco në minutën e 90+2 konkretizoi për 4:1. Xhemaili luajti titullar për Bologna-n, sikurse edhe Përparim Hetemaj për Chievo-n, por ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të dhe u zëvendësua 12 minuta për përfunduar takimi. Bologna është në vend të 12-të me 34 pikë, katër me pak se Chievo në pozitë të 11-të. Xhemaili deri me tani ka realizuar 8 gola në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat