Berisha realizoi për kampionin, një pesëshe Austrisë

Futboll

Berisha realizoi për kampionin, një pesëshe Austrisë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 18:39
Berisha

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha. Kontribuoi në fitoren e kampionit në fuqi, Salzburg, me rezultat 5:0 ndaj Austrisë nga Vjena, në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit austriak. Në minutën e 33-të, Berisha brenda 16-shit me një goditje të fortë shënoi gol të bukur dhe shtangu mysafirët. Golat tjerë i shënuan: Ulmer (48’), Hwang Hee-Chan (78’ e 90’) e Radosheviq (84’). Berisha luajti deri në minutën e 86-të dhe ka qenë ndër më të mirët. Berisha ka shënuar golin e gjashtë në kampionat, kurse Salzburg kryeson renditjen me 56 pikë, shtatë më shumë se pozita e dytë Altach dhe nëntë se i treti Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat