Barça nuk gabon ndaj Valencias, i qëndron hije Realit

Futboll

Barça nuk gabon ndaj Valencias, i qëndron hije Realit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 22:47
Lionel Messi duke festuar golin me Neymarin. Foto: Getty Images

Pas humbjes ndaj Deportivo de La Corunas, Barcelona i është kthyer fitoreve në La Liga.

Këtë herë klubi katalunas fitoi 4-2 në Camp Nou ndaj Valencias.

Goli i parë në takim erdhi nga mysafirët të cilët me anë të Eliaquim Mangalas kaluan në epërsi në minutën e 29-të, por vendasit barazuan me anë të Luis Suarezit gjashtë minuta më vonë.

Por, kjo nuk ishte e gjitha nga pjesa e parë, Lionel Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të pas ndërhyrjes në zonë nga Mangala i cili u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Përgjigjja e Valencias ishte e menjëhershme dhe pas një minute shënoi Munir El Haddadi dhe me rezultatin 2-2 përfundoi pjesa e parë.

Messi doli edhe një herë në skenë, ku riktheu epërsinë e Barças në minutën e 52-të me një gol të bukur.

Goli i qetësisë u shënua nga Andre Gomes në minutën e 89-të pas asistimit nga Neymar.

Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e dytë me 63 pikë, dy më pak se Real Madridi në vendin e parë, por katalunasit kanë një ndeshje më shumë.

Valencia renditet në vendin e 14 me 30 pikë, kurse ndeshja e tyre e ardhshme është ndaj Deportivos.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique udhëton te Granada.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat