PSG fiton derbin ndaj Lyonit

Futboll

PSG fiton derbin ndaj Lyonit

Më: 19 mars 2017 Në ora: 23:01
Festimi i golit

Paris Saint-Germaini e ka kthyer rezultatin ndaj Lyonit për të fituar me rezultat 2-1 në Parc de Princes.

Pas një harkimi nga këndi, më së miri reagoi Alexandre Lacazette për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij (6’).

Vendasit bënë një aksion të bukur sulmues, falë të cilit Adrien Rabiot e barazoi rezultatin (34’).

Një tjetër angazhim i mirë i nikoqirëve dhe Julian Draxler e përmbysi rezultatin (40’).

Në gjysmën e dytë nuk pati gola, ashtu që ndeshja u vendos me golat e pjesës së parë.

Paris Saint-Germaini është në vend të dytë në tabelë me tri pikë prapa Monacos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat