Ja lista e futbollistëve të Shqipërisë kundër Italisë e Bosnjës

Futboll

Ja lista e futbollistëve të Shqipërisë kundër Italisë e Bosnjës

Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:56
Lista

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Giani de Biasi, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës, atë kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Italisë dhe atë miqësore ndaj Bosnjës.

De Biasi ka zgjedhur të ketë të gatshëm 23 futbollistë, 4 prej të cilëve janë nga Kategoria Superiore. Albi Alla është futbollisti që grumbullohet për herë të parë me kombëtaren shqiptare, ndërkohë që janë thirrur për herë të dytë Liridon Latifi i Skënderbeut dhe Eros Grezda i Lokomotivës së Zagrebit.

Mungojnë në listë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti që janë të pezulluar, teksa nuk do të jenë të gatshëm as për miqësoren ndaj Bosnjës. Mungon gjithashtu mbrojtësi Mërgim Mavraj i cili është i dëmtuar.

Lista e futbollistëve:

Portierë: Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu), Thomas Strakosha (Lazio); mbrojtës: Ansi Agolli (Qarabag), Arlind Ajeti (Torino), Albi Alla (Kukësi), Nase Aliji (Kaiserslautern), Elseid Hysaj (Napoli), Federik Veseli (Empoli); mesfushorë: Burim Kukeli (Zurich), Amir Abrashi (Freiburg), Migjen Basha (Bari), Andi Lila (Pas Gianina), Ledian Memushaj (Pescara), Taulant Xhaka (Baseli), Eros Grezda (Lokomotiva), Jahmir Hyka (San Jose), Odise Roshi (Terek), Liridon Latifi (Skënderbeu); sulmues: Bekim Balaj (Terek), Sokol Cikalleshi (Akhisar), Azdren Llullaku (Gaz Metan) dhe Armando Sadiku (Lugano).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat