Bastet botërore çuditin për ndeshjen Kosovë-Islandë

Futboll

Bastet botërore çuditin për ndeshjen Kosovë-Islandë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2017 Në ora: 11:41
Pamje nga një ndeshje

Sa e sa herë është vërtetuar se koeficienti i basteve të ndryshme nuk është edhe koeficient real, sepse shumë herë ka ndodhur që favoriti i madh ka pësuar humbje ose ka barazuar. Megjithatë, bastet e njohura  botërore shikojnë edhe kualitetin e ekipit dhe në bazë të asaj edhe e vënë koeficientin. Kombëtarja e Kosovës në përballje me Islandën, e cila luhet me 24 mars në stadiumin ‘Loro Boriçi’, e vlefshme e xhiros së pestë për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ka koeficient interesant.

Nëse marrim për bazë Islandën, atëherë koeficientin në një mënyrë është pritur, sepse Islanda ka qenë në çerekfinalen e Euro 2016, ndërkaq Islanda me 875 pikë është në vend të 23-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Kosova mban pozitën e 164-të me 135 sosh.  Ja disa bastet si e kanë koeficientin për sfidën Kosovë-Islandë: Betfair për fitoren e Kosovës e ka 11.00, për barazim 5.50 dhe për fitoren e Islandës koeficienti është 128. Beway e ka 9.00 për fitoren e Kosovës dhe për barazim 5.75 dhe për fitoren e islandezëve  1.30. Bwin e ka 9.50 për fitoren e Kosovës, për barazim 6.00 dhe për fitoren e Islandës 1.25. Mybet e ka 10.00 për fitoren e Kosovës, për barazim 6.00 dhe për fitoren e Islandës 1.25.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat