Kosova sfidohet nga kombëtarja që kishte eliminuar Anglinë

Futboll

Kosova sfidohet nga kombëtarja që kishte eliminuar Anglinë

Nga: K.G. Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:45
Lojtarët e Islandës

Albert Bunjaki, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ka njohuri të mirë se si luhet futbolli skandinav dhe të paktën mund të përgatitë kombëtaren tonë se si t’i kundërvihet Islandës së fortë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Bunjaki e ka më të qartë kundërshtarin, nga i vjen rrezikshmëria, por ashtu edhe recetën se si mund t‘i befasoj ata, ani se janë vend të 23-të në ranglistën e FIFA-s apo edhe çerekfinalistët e Kampionatit Evropian që u mbajt vitin e kaluar në Francë. “Islandën s’ka nevojë ta prezantoj. Është një shembull shumë i mirë për vendet më të vogla.

Me një organizim të mirë dhe karakter të qëndrueshmërisë, ka arritur këtu ku është sot. Nuk është befasi për mënyrën se si është punuar në këtë vend në 10 vjetët e fundit. Bëhet fjalë për një ekip që ka luajtur në çerekfinale të Evropianit, një ekip që e ka eliminuar Anglinë. Ne kemi filluar të fitojmë eksperiencë, është loja e pestë për ne. Jemi në një fazë shumë më të mirë se që ishim në fillim, kemi krijuar konkurrencë. Prandaj, besoj se ka ardhur koha që edhe ne të festojmë, me pak fat mund të fitojmë. Me siguri, asnjë trajner nuk hyn në lojë për humbje, prandaj unë besoj dhe shpresoj në fitore”, ka thënë mes të tjera Bunjaki. Kosova sfidohet nga Islanda që e kishte eliminuar Anglinë në të tetën e finales e Euro 2016, kur kishte fituar me rezultat 2:1. Bile Islanda ka qenë në grupin e saj (F) në Euro 2016 edhe para Portugalisë, kampione në fuqi e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat