Fotografi e rrallë: Shikojeni Vetoni çka ka mes këmbëve e Agimi si u dalë në fushë

Futboll

Fotografi e rrallë: Shikojeni Vetoni çka ka mes këmbëve e Agimi si u dalë në fushë

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:11
Afrim Haliti djathtas, Agim Hasani i dyti, Feriz Parllaku dhe i fundit majtas Veton Selmani

Kjo fotografi është e para luftës, në një turne futbolli, por ka dy të veçanta dhe shumë interesante. E para, se si duket ish - gjyqtari anësor Veton Selmani dhe e dyta, ish-futbollisti Agim Hasani, që tani është drejtor sportiv në Flamurtarin e Prishtinës. Nëse shikojmë me vëmendje, si Vetonin si Agimin, ja ku dalin dallimet. Vetoni si gjithmonë duart i mbante pas shpine me flamurin në dorë, por çuditërisht i del shtylla e hollë në mes këmbëve.

Për këtë nuk ka faji ai, por aparati që e ka zënë keq! Hasani si futbollist i Flamurtarit atëkohë, çuditërisht ishte dalë në fushë pa mbrojtëse në këmbë, që rreptësishtë është e ndaluar. Kjo ndodhi në një turne të futbollit ‘"Bekteshi-Xheladini”, kështu bëjnë të ditura burimet e afërta me Vetonin, që e kanë dërguar edhe foton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat