Sassuolo cakton çmimin e Berardit

Futboll

Sassuolo cakton çmimin e Berardit

Më: 20 mars 2017 Në ora: 20:05
Giovanni Carnevali

Drejtori i përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka thënë se shifra prej 40 milionë eurosh do të ishte e përshtatshme për largimin e Domenico Berardit.

Sulmuesi italian ka qenë i lidhur me të dyja skuadrat e mëdha italiane, Interin dhe Juventusin, të cilët duan ta zhvillojnë derbin edhe për shërbimet e Berardit.

Edhe lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea, me trajnerin e tyre Antonio Conten, janë të interesuar, por ai nuk do të jetë në dispozicion për një çmim të lirë dhe kjo mund të jetë pengesë.

“Berardi ka pasur një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve”, ka deklaruar fillimisht tha Carnevali për Gr Parlamento.

“Ai është duke u kthyer në nivelet e madhe tani”.

“Ne shpresojmë se ai do të bëhet një simbol i Sassuolos, por në qoftë se dikush dëshiron atë, atëherë ata do të duhet të paguajnë një shifër të duhur”.

“40 milionë euro? Po, kjo është një shumë e përshtatshme”, përfundoi agjenti i sulmuesit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat