Icardi: Do të përmirësohem edhe më shumë për Argjentinën - Bota Sot
Icardi: Do të përmirësohem edhe më shumë për Argjentinën

Futboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Icardi: Do të përmirësohem edhe më shumë për Argjentinën

Më: 20 mars 2017 Në ora: 20:46
Mauro Icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thotë se qëllimi i tij është për tu ‘përmirësuar’, kështu që ai mund të thirret pastaj në skuadrën kombëtare të Argjentinës.

Kapiteni i zikaltërve ka qenë në mënyrë të përsëritur i lënë jashtë skuadrës Albiceleste, dhe ka arritur vetëm një paraqitje për vendin e tij deri tani.

Megjithatë, Icardi nuk është shumë i brengosur për mos-thirrjen në kombëtare, pasi mendon të përmirësohet ende.

“Në vitet e fundit unë kam arritur ëndrrën e të luajturit në nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Icardi në një intervistë për GQ.

“Qëllimi im i ardhshëm është për tu përmirësuar, kështu që unë mund të luajë për kombëtaren e vendit tim”.

“A jam unë gjuetar pa lejë? Unë jam duke dhënë edhe shumë asistime këtë vit”.

“Për t’i bërë golat, ju gjithmonë duhet të jeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Kjo është puna e çdo sulmuesi”.

Icardi është pyetur edhe për golin më të mirë të karrierës së tij, si dhe më të rëndësishmin.

“Më i miri ishte padyshim ai kundër Bolognas i shënuar nga jashtë zonës. Më i rëndësishmi … gjithmonë kundër Juventusit”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test