Griezmann flet për Realin , Barçën dhe Bayernin

Futboll

Griezmann flet për Realin , Barçën dhe Bayernin

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:32
Antoine Griezmannin

Disa nga klubet më të mëdha në Europë janë të interesuara në Antoine Griezmannin, por duket se francezi është i vendosur që tani për tani të rrijë në Atletico Madrid.

Ai është i hapur që t’i bashkohet Real Madridit, Barcelonës ose Bayern Munchenit në një fazë të karrierës së tij, shkruan Goal.com.

“Është ëndrra e çdo lojtari që të luajë për një klub të madh si Barcelona, Real Madrid e Bayern Munchen”, tha Griezmann.

“Por nuk mund ta shoh veten tek Barça apo Reali në këtë fazë, apo te asnjë klub tjetër. Jam i lumtur ku jam tani”, shtoi futbollisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat