Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, por mungojnë tre futbollistë

Futboll

Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, por mungojnë tre futbollistë

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:57
Stërvitja e Shqipërisë

Futbollistët e kombëtares shqiptare janë paraqitur në urdhrat e trajnerit Gianni De Biasi për të kryer seancën e parë stërvitore në vigjilje të duelit me Italinë, që do të luhet të premten e 24 marsit në Renzo Barbera të Italisë.

Timonieri i kuqezinjve nuk ka pasur grupin e plotë në dispozicion pasi mungonin dy lojtarët e Terek Groznit, Odise Roshi dhe Bekim Balaj, si dhe mesfushori i San Jose Earthquakes, Jahmir Hyka.

Të tre lojtarët do të jenë të gatshëm për trajnerin në ditën e dytë, teksa udhëtimi i tyre ka zgjatur më shumë sesa parashikimi.

Futbollistët janë shfaqur të qeshur në këtë ditë të parë, pasi ri-takimi ndodh pas më shumë se katër muajsh, që nga sfida ndaj Izraelit më 12 nëntor.

Menjëherë lojtarët kanë nisur detyrat, teksa janë parë të veçuar Ansi Agolli dhe Amir Abrashi, me kapitenin e kuqezinjve që vjen nga sfida e kampionatit e luajtur të dielën.

Trajneri de Biasi ka lejuar vetëm 10 minuta mediat të jenë të pranishme, duke vijuar me rregullin e tij për të kryer seancat stërvitore me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat