Tuchel pasardhës i Wenger? Klubi e mohon

Futboll

Tuchel pasardhës i Wenger? Klubi e mohon

Më: 20 mars 2017 Në ora: 23:49
Thomas Tuchel

E ardhmja e Arsene Wenger mbetet ende e paqartë.

Rezultatet e dobëta të Arsenalit edhe këtë stinor kanë ngjallur pakënaqësi në drejtim të trajnerit Arsene Wenger, ku një numër i madh i tifozëve kanë nisur të kërkojnë haptas largimin e tij nga klubi.

Ditëve të fundit është përfolur që trajneri aktual i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel do të ulet në stolin e ‘Topçinjve’, por sipas Sky Sports, klubi ka mohuar të ketë një marrëveshje me gjermanin dhe se ai nuk është në planet e tyre për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Një tjetër emër i shumë përmendur është ai i Massimiliano Allegrit të Juventusit, por pa u qartësuar e ardhmja e Wengerit, klubi nuk e ka ndërmend që të nisë bisedimet me ndonjë trajner tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat