Gunnarsson: Do të jetë vështirë kundër Kosovës

Futboll

Gunnarsson: Do të jetë vështirë kundër Kosovës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:29
Aron Gunnarsson

Pritjet e mëdha nga Islanda pas shpërthimit në “Euro 2016” bënë që presioni për ndeshjen e së premtes me Kosovën të jetë tek islandezët.

Kështu të paktën ka thënë të hënën kapiteni i Islandës, Aron Gunnarsson,  i cili parashikon ndeshje të vështirë me Kosovën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

“Kosova ka ekip të ri, lojtarë të mirë individualë që po bëjnë karrierë në klube të mira evropiane dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë ndër të tjerash mesfushori për kohën ditore.

Islandës në ndeshjen e së premtes i mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, gjersa për Kosovën do të jenë pritet të luajnë edhe tre futbollistë për herë të parë.

Theksojmë se ndeshjen mes përfaqësuesen sonë dhe islandeze do të zhvillohet në Shkodër dhe fillon në ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat